📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
IP

Apple pritet të prezantojë iPhone-in e parë që paloset, menjëherë pas iPhone 18. Ekspertët thonë se modeli i ri Fold/Ultra mund të sjellë një revolucion në tregun e smartfonëve.

Apple mund të hedhë në treg iPhone-in e parë që paloset menjëherë pas shtatorit, menjëherë pas prezantimit të iPhone 18. Ky do të ishte rinovimi më domethënës në historinë e iPhone.

Ky ndryshim formati, që në SHBA nga ekspertët e teknologjisë thuhet se mund të quhet iPhone Fold apo Ultra, mund të përkojë edhe me festimet në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të brandit nga Steve Jobs. Që në fakt është regjistruar më 1 prill të vitit 1976.

Në fillim të muajit mars, sipas një analize të Barclays, smartphone-i me ekran fleksibël i Apple ishte programuar në pjesën e parë të vitit 2026, prezantim i cili mund të realizohet në pjesën e dytë të vitit e të dalë në shitje në nisje të vitit të ardhshëm.

Sipas IDC, hyrja e Apple në sektorin e smartphone-ve Fold mund të sjellë për kompaninë mbi 20% të kuotave të tregut të pajisjeve të tilla që në vitin e parë të komercializimit. Aktualisht është Samsung që dominon skenën me rreth 40% të tregut, ndjekur nga Huawei, me 30%.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights