Bleta

Zbulimet shkencore po pasurohen çdo ditë, duke treguar se bota e kafshëve është ende plot mistere dhe surpriza që priten të zbulohen në vazhdim, duke dëshmuar se edhe krijesa të vogla si bletët, fshehin aftësi të jashtëzakonshme që befasojnë.

Shkencëtarët besojnë se bletët mund të marrin frymë nën ujë duke e rrethuar veten me një xhep ajri që vepron si një zile zhytjeje. Zbulimi vjen pasi studiuesit aksidentalisht përmbytën një frigorifer laboratori dhe kuptuan se bletët mund të mbijetonin zhytjen në ujë për disa ditë.

Tani një ekip në Universitetin e Otavës ka zbuluar se bletët marrin frymë nën ujë duke përdorur një lloj gushë artificiale. Studiuesit i zhytën bletët mbretëreshë në ujë në provëza dhe matën nivelet e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit.

Analiza e sasisë së oksigjenit dhe dioksidit të karbonit rezultoi që bletët po arrinin disi ta nxirrnin oksigjenin nga uji. Ekspertët tani mendojnë se mbretëresha bllokon një flluskë ajri rreth vetes dhe thith oksigjenin duke përdorur tuba të vegjël në barkun e saj të quajtur spirakula. Ndërsa oksigjeni pakësohet në flluskën e ajrit, më shumë oksigjen tërhiqet nga uji jashtë nëpërmjet difuzionit, ndërsa dioksidi i karbonit nxirret jashtë.

“Tani e dimë që ato shkëmbejnë gazra. Duket mjaftueshëm e konsiderueshme saqë ata ndoshta kanë nevojë për atë që quhet gushë fizike: ajër i bllokuar në sipërfaqen e kafshës, të cilin mund ta përdorin për të marrë frymë përmes sistemit të tyre trakeal dhe për të rimbushur oksigjenin nga uji”, tha profesori Charles Darveau, i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Otavës.

Fillimisht, shkencëtarët menduan se mbretëreshat e bletëve mund të kenë mbyllur vrimat e frymëmarrjes dhe të mbështeten te ajri i mbetur brenda trupit të tyre për të mbijetuar. Por eksperimentet treguan se ata në fakt po përdornin oksigjenin në ujë.

Shkencëtarët mendojnë se bletët mund të kenë evoluar teknikën për të shmangur vdekjen nëse toka përmbytet ndërsa ato janë duke fjetur në dimër nën sipërfaqe.

Ekspertët thanë se ishte inkurajuese të dihej se nëse përmbytjet shtohen në të ardhmen, për shkak të ndryshimeve klimatike, po do të jenë në gjendje të mbijetojnë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights