Moti 2 scaled

Vendi ynë ditën hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare, përqendruar  në relievet malore në veri e lindje në orët e mesditës e pasdite vranësirat e dendura në relievet malore në veri do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete 1-3 ballë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights