Screenshot 466 696x345

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste po zhvillon sot një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar socialist dhe anëtarë të Qeverisë.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe ka në fokus çështje të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe avancimin e projekteve në fusha të ndryshme dhe prioritare për zhvillimin e vendit.

Sipas burimeve në medie javën e ardhshme deputetët, ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqe do të nisin një tur të quajtur “Punët për Shqipërinë”.

Turi do të ketë disa tematika çdo javë dhe pritet të nisë me çështjen e integrimit.

Ky tur do të vijojë në të gjithë vendin deri në 12 qershor kur shënohet dhe 35-vjetori i krijimit të PS-së.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights