WhatsApp Image 2026 03 28 at 9.29.57 AM 696x392

Dega e Doganës Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit të Policisë zhvilloi operacion të përbashkët kontrolli në kuadër të parandalimit dhe evidentimit të paligjshmërive në fushën doganore.

Operacioni u realizua mbi bazën e analizës së riskut dhe informacioneve operative, duke përfshirë kontrolle të detajuara ndaj subjekteve dhe mjeteve të dyshuara.

Ky operacion konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe efektivitetin e kontrolleve parandaluese në garantimin e respektimit të ligjit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Policia njoftuan se mbeten të angazhuara në vijimësi për forcimin e kontrolleve dhe garantimin e një mjedisi të sigurt dhe transparent për aktivitetet tregtare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights