Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në orët e mesditës dhe deri në fund të saj; të herëpashershme dhe intensitet të ulët ndërsa hera-herës dhe në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 400-500  metër, në lindje – juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mënyrë të izoluar deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe male era hera-herës me shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 3/11 Diell re shi
Kukës 1/7 Diell re shi/borë
Lezhë 3/10 Diell re shi
Dibër -2/6 Diell re shi/borë
Durrës 4/13 Diell re shi
Tiranë 4/13 Diell re shi
Elbasan 2/13 Diell re shi
Berat 2/14 Diell re shi
Vlorë 5/14 Diell re shi
Korçë -1/11 Diell re shi/borë
Gjirokastër 2/13 Diell re shi
Sarandë 5/14 Diell re shi
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights