📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Ori2 696x376

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon sot prishjen e 18 objekteve pa leje në zonën e Orikumit, një ndërhyrje që hap rrugën për vijimin e projektit strategjik “Rikualifikimi i bregdetit Vlorë-Radhimë-Orikum”, me qëllim transformimin e vijës bregdetare në një destinacion më të frekuentuar për turistët.

Objektet e prishura përfshijnë ndërtime me konstruksion beton arme me sipërfaqe totale rreth 480 m², ndërtime druri me sipërfaqe 450 m² dhe tenda me konstruksione metalike.

IKMT bën të ditur se për subjektet përgjegjëse janë marrë gjithashtu masat plotësuese sipas ligjit, duke garantuar zbatimin e rregullave të mbrojtjes së territorit.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për sistemimin e vijës bregdetare, krijimin e hapësirave të rregullta dhe të sigurta për investime turistike dhe shërbime publike, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së turizmit dhe ofertës së destinacionit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights