Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të ketë sot takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Njoftimi erdhi nga zyra për informim e qeverisë së Kosovës, e cila konfirmoi se shefi i ekzekutivit udhëtoi sot për Paris.
Ky udhëtim dhe ky takim, është i pari i Kurtit që kur mori mandatin e tretë si kryeministër.
Zyra për informim nuk ka dhënë detaje për agjendën, por mbrëmë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke deklaruar se ka informacione për takimin, tha se Kurti do t’i prezantojë dy kërkesa presidentit Macron.
Sipas tij, kërkesa e parë është që Franca ta kushtëzojë Serbinë të mos përdorë armë kundër shqiptarëve dhe e dyta: të mbështesë propozimin që NATO-ja të largohet nga Zona e Sigurisë Tokësore në kufirin me Serbinë dhe që Forcat e Sigurisë së Kosovës ta marrin përsipër këtë detyrë.
