Sharon Stone shpeshherë poston foto të vjetra në llogarinë e saj në Instagram, por këtë herë ajo pozon me dy djemtë e saj, nga koha kur ata ishin ende të vegjël.
Në fotot e publikuara ato duhet të jenë duke u përgatitur për një festë.
“ Që të vegjël ”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotove.
Në një intervistë të mëparshme, aktorja 64-vjeçare bëri një zbulim tronditës: “ Ne, si gra, nuk kemi një komunitet për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga abortet’ thoshte Stone.
“Nuk është e parëndësishme, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi të detyruar të ndihemi sikur duhet ta kalojmë atë vetëm dhe në heshtje, me një ndjenjë dështimi, në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin shumë të nevojshëm.
“Kur shëndeti dhe mirëqenia e grave i lihet në dorë ideologjisë mashkullore, rezultati është neglizhenca, injoranca, madje edhe shtypja e dhunshme.” tha Stone.
Aktorja e famshme është nënë e tre fëmjëve Quinn Kelly, Laird Vonne dhe Roan Joseph.