Kosova përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe në Krushë të Madhe aty ku 27 vite më parë nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.
Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga Krusha e Madhe.
Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.
Pavarësisht kësaj, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat.
