Screenshot 3 11 696x452

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

Ky i fundit, vemëndje të posaçme i ka kushtuar përparimit të vazhdueshëm drejt integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Dua gjithashtu t’ju përgëzoj për formimin e qeverisë suaj të re dhe t’ju uroj suksese në legjislaturën e re, veçanërisht lidhur me përparimin e vazhdueshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Austria ka qenë mbështetëse e Republikë së Kosovës që nga themelimi i saj dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane”, thuhet në letrën e kancelarit Stocker, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit Kurti.

Kancelari Stocker theksoi se në kohë gjeopolitikisht të trazuara, marrëdhëniet e forta ndërmjet vendeve dhe popujve janë më të rëndësishme se kurrë.

“Ai e vlerësoi lartë rolin aktiv të diasporës kosovare në Austri dhe bashkëpunimin e ngushtë ekonomik ndërmjet dy shteteve, ndërsa theksoi se mezi pret të takohet sërish me kryeministrin Kurti”, thuhet po aty.

Sipas njoftimit, Stocker e ka uruar kryeministrin Kurti me rastin e ditëlindjes së tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights