Një automjet është përfshirë në një aksident të frikshëm mëngjesin e kësaj fundjave në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.
Sipas burimeve nga vendngjarja automjeti gjatë lëvizjes ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe më pas është përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Si pasojë e këtij aksidenti është paralizuar qarkullimi për pak minuta, por më pas është rikthyer normaliteti.
Shkak i aksidentit dyshohet mbizotërimi i reshjeve të dendura dhe gurët e rënë në rrugë nga lartësia.
https://www.facebook.com/blueledED/