1 57 696x464

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në një darkë të organizuar në Bruksel, në kuadër të iniciativës FUTURE500.

Aktiviteti u zhvillua me ftesë të themeluesit të FUTURE500, Stjepan Orešković, si dhe nën kujdesin e Komisioneres Europiane për Zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos.

Takimi mblodhi drejtues dhe vendimmarrës, të cilët diskutuan mbi perspektivat afatgjata të zhvillimit ekonomik të Evropës dhe sfidat që lidhen me konkurrueshmërinë globale.

Në qendër të diskutimeve ishte vizioni i iniciativës FUTURE500, e cila synon të identifikojë, mbështesë dhe fuqizojë gjeneratën e ardhshme të kampionëve globalë të Evropës, duke lidhur potencialin e ndërmarrjeve në rritje (scale-ups) me kapitalin dhe politikat publike.

“Në qendër të diskutimit ishte edhe vizioni i kësaj iniciative si një platformë europiane që synon të identifikojë, mbështesë dhe fuqizojë gjeneratën e ardhshme të kampionëve globalë të Europës, duke lidhur ambicien e scale-ups, kapitalin dhe politikat publike”, tha Malaj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights