Pas Italisë, edhe Greqia fqinje ka marrë masa për lehtësimin e qytetarëve si pasojë e rritjes së çmimit të karburantëve që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme.
Masat:
2. Një Kartë Dixhitale Karburanti lëshohet për të mbështetur rritjen e çmimeve të benzinës – ajo do të përdoret në stacionet e benzinës, transportin publik dhe taksitë. Mbështetja mesatare është 36 cent/litër – me një konsum mesatar mujor prej 70 litrash.
3. Për të lehtësuar fermerët nga rritjet e ndjeshme të plehrave, 15% e shumës së të ardhurave të tyre nga blerjet subvencionohet.
4. Po vendoset kompensim për kompanitë e trageteve, i cili do të lidhet me zbritje të detyrueshme në bileta, me qëllim që çmimet të mbahen në nivelet e vitit të kaluar.
“Qeveria mbetet dhe do të mbetet në krah të çdo qytetari grek”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis.
