Gjykata ka lënë sot në burg Ilir Pajën, me qëllim ekstradimin në Itali.

Mësohet se mbrojtja ka pretenduar se ai e ka përfunduar dënimin pasi është bërë bashkimi i dënimeve dhe në 2011, ish-krimet e rënda e kanë dënuar për krimet në Itali me 17 vite e tre muaj burg.

Kujtojmë se Paja u arrestua dy ditë më parëpër llogari të drejtësisë italiane.

Ndalimi i tij është u bë mbrëmjen e 3 nëntorit në zonën e Laprakës në kryeqytet me qëllim ekstradimin në Itali ku është i dënuar me 25 vite burg.

Ai njihet me nofkën “UFO” nga drejtësia italianë, pasi është arratisur 2 herë nga burgu.

Në 2017 është liruar me kusht nga gjykata e Krujës pasi vuante një dënim për plagosje të punonjësit të policisë në vitin 2008, Bledi Haxhimali, gjatë një operacioni në Tiranë për arrestimin e tij.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights