Bajrami 1024x508

Festimet e Fitër Bajramit në Lindjen e Mesme janë zhvilluar këtë vit nën hijen e luftës dhe tensioneve të përhapura në rajon.

Nga Beiruti në Gaza, nga Jeruzalemi në Bagdad, këto pamje tregojnë besimtarët që përpiqen të ruajnë traditat e festës mes dhimbjes dhe humbjeve të rënda.

Shitja e balonave ndërsa besimtarët mblidhen jashtë xhamisë Mohammad Al Amin pas pjesëmarrjes në lutjet e Fitër Bajramit në Beirut. Mbi 1 mijë persona kanë humbur jetën në Liban që nga fillimi i luftës.

Anëtarë të forcave të sigurisë izraelite shihen pranë besimtarëve myslimanë palestinezë që nuk lejohen të marrin pjesë në lutjet e Fitër Bajramit në xhaminë Al-Aqsa.

Palestinezja e zhvendosur nga lufta, Shireen al-Kurdi, fotografohet duke thurrur kukulla për t’i shitur gjatë festës së Fitër Bajramit, që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, në kampin e refugjatëve Bureij në qendër të Rripit të Gazës. Foto e datës 17 mars 2026.

Palestinezët vizitojnë varret e të afërmve të tyre në një varrezë gjatë Fitër Bajramit, 20 mars 2026.

Një billboard që tregon udhëheqësin e ndjerë suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili u vra më 28 shkurt në një sulm amerikan-izraelit në Teheran, u ekspozua pranë teqesë Sheikh Abdul-Qadir al-Jilani në Bagdad më 20 mars 2026, ndërsa besimtarët myslimanë mblidhen aty për lutjet e mëngjesit për Fitër Bajramin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights