IMG

Greqia ka miratuar një ligj të ri të ashpër për mbrojtjen e kafshëve, duke e konsideruar dhunën ndaj tyre si krim të rëndë dhe jo më si shkelje të lehtë.

Parlamenti grek votoi unanimisht për ndryshimet ligjore, të cilat parashikojnë dënime deri në 10 vite burg dhe gjoba që mund të arrijnë në 50 mijë euro për çdo kafshë të dëmtuar.

Ligji synon veçanërisht mbrojtjen e kafshëve endacake, që konsiderohen më të rrezikuarat nga abuzimi, përfshirë helmimin, torturën apo vrasjen e qëllimshme.

Sipas mbrojtësve të të drejtave të kafshëve, vendimi përfaqëson një hap të rëndësishëm për trajtimin e dhunës ndaj kafshëve si një krim serioz dhe për rritjen e ndërgjegjësimit publik.

Ata theksojnë se masa të tilla, të shoqëruara me zbatim të rreptë të ligjit, mund të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt si për kafshët, ashtu edhe për njerëzit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights