Screenshot 2026 03 13

14 marsi njihet si Dita e Verës, një nga festat më të vjetra shqiptare, me rrënjë në paganizëm.

Dita e Verës simbolizon largimit të dimrit dhe kremtimin e nisjes së një stine të re. Kryesisht kjo festë është kremtuar në Elbasan, qytet i cili ka traditën e tij si në festime ashtu edhe në përgatitjen e sofrës karakteristike të kësaj dite. Por Dita e Verës është festuar edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.

Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës dhe që dilte nga faltorja ditën e 14 marsit.

Ballokumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste, të gatuara enkas për këtë ditë. Ato gatuhen me miell misri, gjalpë, vezë dhe sheqer të imët.

Një tjetër detaj i kësaj feste është vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk i bërë prej fijesh të bardha e të kuqe.

Festa këtë vit nuk u përqendrua vetëm në datën 14, por nisi që në datë 9 mars. Bashkia Elbasan ka mbështetur organizimin e një sërë aktivitetesh të cilat përfshijnë mosha të ndryshme dhe kanë bërë që të rritet numri i vizitorëve në këtë qytet.

Këtë 14 mars, në Elbasan pritet të performojnë MC Kresha, Lyrical Son, Lorenc Hasrama, Anxhela Peristeri dhe DJ Noiian.

Përveç tregut të prodhimeve artizanale ku vendin e nderit e ka ëmbëlsira tradicionale e festës, ballokumja, vizitorët do të mund të shohin dhe paradën e karnavaleve, street art, animacone e lojëra për fëmijë.

Në darkë, tek sheshi “Gensher”, vjen për herë të parë një nga emrat e njohur ndërkombëtarisht, DJ Regard. Por festa në Elbasan, nuk do të mbyllet më 14 mars. Ajo të vijojë me koncertin përmbyllës, ditën e diel më 15 mars me këngëtaret Eranda Libohova dhe Era Rusi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights