Moti 2 scaled

Vendi ynë ditën e premte pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Megjithatë, në relievet e larta malore do të ketë vranësira të pakta deri mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Reshje shiu me intensitet të ulët priten nga orët e mesditës deri në pasdite, kryesisht në zonat malore dhe në zonat përreth tyre. Pas orëve të pasdites, moti pritet të jetë sërish i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1 ballë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights