Në një konferencë me gazetarët, Blendi Klosi ritheksoi se mbështetja e PS për drejtësinë e re nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë as në vijim.
“Kjo parti e ka shprehur qëndrimin e saj dhe nuk kemi diskutim sa i përket drejtësisë së re. Mbështetja ka qenë që në fillim.
Në pushtet kemi ardhur me një nga premtimet e mëdha, reformën në drejtësi, dhe vazhdojmë ta mbështesim dhe qëndrojmë të baraslarguar.
Ne i qëndrojmë 100 % parimit nuk involvohemi në asnjë proces hetimor. Nuk do ketë pengim të hetimeve”, tha ai.
