Vendi ynë ditën e mërkurë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare dhe kalimtare, kryesisht në orët e mesditës deri pasdite në relievet malore në lindje të vendit.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i forcës 1–2 ballë.

