Turku 39-vjeçar Halil Uçar, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së hënës në një lokal në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë, nga një bashkëkombës i tij, nuk është treguar bashkëpunues me policinë.
Autori, i paidentifikuar me emër, po ashtu turk, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë, është ngjitur në kat të dytë dhe ka qëlluar drejt Uçar, duke e plagosur me një plumb në shpatull.
Në vendngjarje dhe te tavolina ku ka konsumuar darkën janë përftuar materiale gjenetike të plota për identifikimin.
Përmes Interpolit po punohet me autoritetet turke për të sqaruar jo vetëm identifikimin, por edhe problemet që mund të kenë pasur.
Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë hakmarrjeje të mundshme për konflikte të tyre në Turqi.
