Vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke shënuar një përmirësim në krahasim me kushtet atmosferike të ditës së hënë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje, kryesisht nga orët e mesditës deri në ato të pasdites.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i forcës 1 ballë.

