640 0 capturepng

Pak kohë pas operacionit të SPAK që goditi call centerat në kullat e Tiranës, emisioni investigativ “Le Iene” ka vijuar të ndjekë gjurmët e personave që mashtrojnë qytetarët italianë, duke u premtuar investime të sigurta.

Gazetari Luigi Pelazza është rikthyer në Tiranë dhe ka bërë një vlerësim të konsulentëve mashtrues që operojnë nga Shqipëria për të mashtruar qytetarët italianë. Sipas Le Iene, janë rreth 25 mijë konsulentë që veprojnë kryesisht nga Tirana. Një biznes kriminal që vlerësohet rreth 500 milionë euro në muaj, e ngjashme me atë të një organizate të fuqishme të trafikut të kokainës. Gazetari ka biseduar me disa ish-operatorë të këtyre call centerave të cilët i kanë zbuluar detaje tronditëse.

Sofia, një 35-vjeçare e cila ka kontaktuar direkt gazetarin italian, ka treguar historinë e saj me një call center mashtrues në rrugën e Kombinatit. Sofia në fillim ka menduar se gjithçka ishte e ligjshme, por shpejt ka kuptuar se aty flitej vetëm për mashtrim. Madje ajo i tregon gazetarit edhe një detaj, të momentit kur “Le Iene” po ndiqnin operacionin e SPAK në kullën e gjelbër. Dëshmia e saj tregon se operacioni ishte dekonspiruar, pasi një orë përpara ndërhyrjes së autoriteteve, operatorët ishin njoftuar të mos paraqiteshin në punë. Këtu gazetari ngre dyshimin se kjo histori nuk ka të bëjë më me 4 policë të korruptuar, por me diçka shumë më të madhe dhe gjithëpërfshirëse.

Iliri është një tjetër operator i cili ka një eksperiencë të gjatë 10 vjeçare në sektorin e call center-ave. Ai ka ndihmuar gazetarët për ndërtimin e hartës së disa call center-ave në disa zona të qendrës së kryeqytetit.

Në bisedën me të, gazetari mbetet i shokuar teksa i thuhet se i përfshirë në këtë aferë mashtruese është një ish-deputet i Partisë Socialiste dhe një person shumë i njohur, vëllai i një njeriu tepër të rëndësishëm në Shqipëri.

Sipas denoncuesit me emrin Ilir, është ky person i cili ka financuar hapjen e call center-ave dhe më pas i menaxhon me të ashtuquajturit prestanome.

Pas këtyre dëshmive, gazetari me hartën e call center-ave në dorë, merr kontakt me dy drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Neritan Nallbati dhe ndihmësi i tij Virson Stroka. Të dy premtojnë se do të ndërhyjnë shpejt, por kalojnë më shumë se tre javë dhe gazetari nuk merr asnjë përgjigje. Në këto kushte gazetari i “Le Iene” kupton se diçka nuk shkon.

I dëshpëruar për mungesën e plotë të bashkëpunimit nga policia shqiptare, gazetari italian kërkon të takojë kryeministrin Edi Rama, duke qëndruar për disa orë përpara zyrës së tij, por pa rezultat. Në fund gazetari i “Le Iene” i drejtohet me një thirrje publike kryeministrit Rama duke i kërkuar të ndërhyjë personalisht në çështjen e call center-ave, në mënyrë që nga Shqipëria të mos bëhen mashtrime në dëm të Italisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights