640 0 facelab 2025 11 21 12 03 22

 

 

Kryeministri Edi Rama i ka ofruar mbrojtje politike Belinda Ballukut. Nga mbledhja me socialistët, teksa u prezantua raporti për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, ai tha se ajo do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, duke qenë sërish deputete.

“E di që dhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore të Belindës dhe skuadra e saj në territor, burojnë nga fuqia që ajo kishte. Kjo do të mbetet për t’u parë në zgjedhjet e ardhshme ku ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Skam në plan ta shpall as hero dhe as viktimë Belindën sot, por uroj që në hetimin e çështjes që ajo ka në SPAK, uroj që mos ta çojë te korrupsioni. Gjithkush pas të 18-ave varet nga këmbët e veta, me ligj dhe Zot. Unë si kryeministër, ndryshe nga sa mendojnë dhe flasin ata që mendojnë se nuk e kanë idenë e kësaj detyre, se kanë të mundur që t’i mbajë pishën asnjë bashkëpunëtori.”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pavarësisht mendimit të tij personal, nuk ka ndërmend të bëjë avokatin e saj dhe të shkelë vijën e kuqe e cila garanton pavarësinë e drejtësisë.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se Balluku8 o të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, duke qenë sërish deputete.

Edi Rama: Nuk kam ndërmend t’ju them edhe ju që e njihni më mirë se të tjerët se është një njeri që durohet lehtë në punë, pasi ca më shumë e ca më pak e dimë të gjithë sa e lehtë është të merresh me të sidomos kur i thotë koka që ka të drejtë dhe do t’i dalë e vetja. Nuk kam ndërmend ta shpall të pafajshme apo të shkel vijën e kuqe dhe që vlen për të gjithë njësoj duke e marrë në mbrojtje nga drejtësia, sepse i takojnë ekskluzivisht avokatit, prokurorit, gjykatësit, jam apo jo unë dakord me ta. Nuk ka ndërmend as që në një moment si ky t’i lë pa përmendur transformimin e madh në sektorët që ka ndjekur çdo ditë.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights