Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 03 06 at 11.41.57

Në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, teksa u diskutua për deklaratën e Taulant Ballës në Kuvend ndaj Albana Vokshit, deputeti i PS, Vasil Llajo, replikoi me demokraten Ina Zhupa.

Llajo deklaroi se njihet me Ina Zhupën dhe se “kanë ndarë gotën e verës bashkë para fushatës”. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Zhupa.

Llajo: Me zonjën Zhupa ne jemi shumë miq. Madje kemi ndenjur dhe kemi ndarë gotën e verës bashkë para fushatës. Kështu që le të jetë kjo një frymë e përbashkët, që debatin politik dhe frontin politik t’i ndajmë me njëri-tjetrin, por jo të zbresim në nivele denigruese dhe morale ndaj njëri-tjetrit.

Zhupa: Për sqarim, nuk është e vërtetë. Zotin Llajo nuk e kam njohur. Unë nuk pi verë dhe këtë e dinë të gjithë kolegët. Kështu që ajo që tha zoti Llajo në fund të fjalës nuk është e vërtetë. Mund të jetë fryt i dëshirës dhe fantazisë, por nuk është e vërtetë.

LlajoZonja Zhupa, fantazitë e mia nuk i kalojnë ato të tuat.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights