Ekspertëve të Delegacionit të Bashkimit Europian vizituan sot Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, për të vlerësuar nga afër progresin dhe angazhimet e institucionit në kuadër të procesit të integrimit europian.
Vizita përfshiu takime në zyrat e institucionit dhe një inspektim në terren, duke krijuar një pasqyrë të qartë të mënyrës së funksionimit të proceseve të inspektimit dhe të përparimeve të arritura në forcimin e sistemit të inspektimit të punës.
Ekspertët e BE-së vlerësuan angazhimin, profesionalizmin dhe zhvillimin institucional të Inspektoratit, duke konfirmuar përputhshmërinë me rekomandimet dhe objektivat e vendosura për integrimin europian.
