Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Vjenë të Austrisë.

Viktima ka pësuar atak kardiak teksa po drejtonte mjetin e tij në një rrugë në Tangente Juglindore në Vjenë.

Siç raportojë mediet vendase në vendngjarje ka shkuar një helikopter i ndihmës së shpejt, por për fat të keq ekipet nuk kanë arritur të shpëtojnë shqiptarin nga vdekja.

Sakaq mësohet se nuk është shkaktuar asnjë aksident nga ndalimi i papritur i mjetit të shqiptarit në rrugë.

Trupi i të ndjerit është dërguar pa shenja jetë në Spitalin Emergjent të Vjenës.

Policia po heton rastin ndërkaq mjekët kanë filluar të bëjnë obduksionin e trupit të të ndjerit për të konstatuar shkaqet e kësaj fatkeqësie.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights