5gonxhja1 696x464

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2026 u takua me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Ljutkov.

Gjatë takimit, Gonxhja dhe Ljutkov diskutuan mbi forcimin e partneritetit dypalësh në sektorin e turizmit dhe kulturës, me fokus në promovimin e koordinuar në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në Gjermani dhe në tregun europian.

Në qendër të diskutimit ishte gjithashtu potenciali për zhvillimin e transportit turistik ujor në Liqenin e Ohrit dhe përmirësimi i menaxhimit të flukseve turistike në pikat kufitare gjatë sezonit të lartë.

Dy ministrat folën edhe për intensifikimin e bashkëpunimit kulturor përmes projekteve dhe aktiviteteve ndërkufitare në rajonin e Ohrit, me fokus në menaxhimin dhe promovimin e qëndrueshëm të pasurisë së UNESCO-s.

Ministri Gonxhja e cilësoi takimin si një dialog, i cili përforcon angazhimin e palëve për të zhvilluar destinacione të integruara rajonale dhe për të rritur konkurrueshmërinë e ofertës turistike të rajonit në tregun ndërkombëtar.

Shqipëria po prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2026 si  destinacion autentik mesdhetar. Gjatë qëndrimit në panair, ministri Gonxhja ka zhvilluar takime të ndryshme me partnerë të rëndësishëm të industrisë ndërkombëtare të turizmit dhe transportit ajror.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights