Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat u pasuan me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, në një pjesë të madhe të vendit.
Në male në intervale afatshkurtra kohore, prezencë e shtrëngatave të izoluara.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 -2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 7/16 | Diell re shi |
| Kukës | 6/14 | Diell re shi |
| Lezhë | 8/17 | Diell re |
| Dibër | 6/15 | Diell re shi |
| Durrës | 10/17 | Diell re |
| Tiranë | 12/18 | Diell re shi |
| Elbasan | 11/18 | Diell re shi |
| Berat | 8/18 | Diell re shi |
| Vlorë | 12/18 | Diell re |
| Korçë | 5/14 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 6/17 | Diell re |
| Sarandë | 11/17 | Diell re |
