1 6 696x693

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh drejtues politik i PS-së për Diasporën priti sot në Kuvend përfaqësuesin e diasporës shqiptare në Berlin, Henri Haxhiraj.

Balla e cilësoi Haxhirajn si një nga përfaqësuesit e spikatur të komunitetit shqiptar në Gjermani.

“Mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë Henri Haxhirajn, një përfaqësues shumë të spikatur të diasporës sonë në Berlin, Gjermani. Henri ka studiuar në Gjermani, ka punuar në Bundestag dhe tashmë punon në një kompani të zhvillimit digjital, ndërsa ka hapur edhe sipërmarrjen e tij”, shkruan Balla.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për kontributin e Haxhirajt në përfaqësimin e shqiptarëve në diasporë dhe në forcimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar dhe institucioneve në Shqipëri.

Takimi u zhvillua në kuadër të kontakteve të vazhdueshme të Partisë Socialiste me përfaqësues të diasporës shqiptare në Europë dhe më gjerë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights