645504202 1258944296379039 4602482986835461574 n 696x464

Në ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme u nënshkrua marrëveshja e Bashkëpunimit me Kancelarinë e Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës, duke vendosur një kuadër të qëndrueshëm partneriteti në fushën e studimeve historike dhe dokumentimit arkivor.

Marrëveshja u firmos nga zv/ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti dhe Kancelari Tomi Frashëri, me synimin për të thelluar bashkëpunimin në identifikimin, studimin dhe promovimin e dokumentacionit historik që lidhet me sistemin e dekoratave dhe medaljeve të Republikës së Shqipërisë.

Fokusi i kësaj marrëveshjeje përfshin shkëmbimin e informacionit arkivor, zhvillimin e projekteve të përbashkëta studimore e botuese, si dhe organizimin e aktiviteteve shkencore dhe ekspozuese, veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve diplomatike dhe ndërkombëtare të vendit.

MEPJ bën të ditur se, ky bashkëpunim kontribuon në ruajtjen dhe promovimin e kujtesës institucionale dhe historike të shtetit shqiptar, duke sjellë më pranë publikut vlerat dhe historinë e diplomacisë sonë ndër dekada.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights