Protesta e fundit e opozitës në 28 shkurt në kryeqytet, u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekëzjarresh edhe në drejtim të vilës 31, ish-shtëpisë së diktatorit Enver Hoxha, e cila sot funksionon si rezidencë për artistët e huaj.
Në një reagim lidhur me përdorimin e molotovëve në protestë nga opozita, Ambasada e SHBA-së në Tiranë u shpreh se aktorët politikë duhet të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore e të ligjshme.
“Ne nxisim të gjithë aktorët politikë të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore, të ligjshme”
