Reuters 69a4c54b 1772406091 696x464

Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri jashtë një lokali në Austin, Teksas, sipas BBC.

Sipas Zyrës Federale të Hetimit (FBI), ngjarja mund të ketë lidhje me terrorizmin, ndonëse hetimet janë ende në fazat e para. I dyshuari, i identifikuar nga mediet amerikane si Ndiaga Diagne, një shtetas amerikan i natyralizuar me origjinë nga Senegali, u qëllua për vdekje nga policia, duke e çuar numrin total të viktimave në tre

Ngjarja ndodhi pranë lokalit Buford’s, në një zonë të njohur argëtimi të qytetit.

Sipas shefes së policisë së Austin, Lisa Davis, autori fillimisht hapi zjarr nga një automjet tip SUV drejt klientëve që ndodheshin jashtë lokalit, duke i goditur ata në verandë dhe në trotuar.

Më pas ai doli nga makina me një pushkë dhe u drejtua sërish drejt lokalit, ku u përball me tre oficerë policie që e qëlluan për vdekje.

Autoritetet kontrolluan automjetin e tij dhe nuk gjetën eksplozivë, por një zyrtar i FBI-së nga zyra e San Antonios deklaroi se në automjet dhe te i dyshuari ishin zbuluar elementë që sugjerojnë një lidhje të mundshme me terrorizmin.

Megjithatë, ai theksoi se është ende herët për të dhënë detaje të mëtejshme mbi motivin e sulmit.

Nga 14 të plagosurit që u transportuan në spital, tre ndodhen në gjendje kritike, sipas shërbimeve të emergjencës.

Dëshmitarët përshkruan skena kaotike dhe tronditëse, me disa persona të shtrirë në tokë pas të shtënave.

Zona ku ndodhi sulmi frekuentohet shpesh nga studentë të University of Texas në Austin, i cili ndodhet pranë qendrës së qytetit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights