DURIM BAMI 1024x658

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Durim Bamin, i cili u ekstradua të enjten nga Dubai për në Shqipëri.

Vetë Durim Bami nuk është paraqitur në seancë, por ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i i tij mbrojtës Ilir Murati. Ky i fundit i ka kërkuar gjykatës një masë më të lehtë si ajo e arrestit në shtëpi, por togat e zeza rrëzuan kërkesën.

Organi i akuzës SPAK përfaqësohej nga prokurori Altin Dumani. Ndërkohë edhe në këtë seancë për masë sigurie avokati Ilir Murati ka ngritur shqetësimin para trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Erion Cela, se klientit të tij po i rrezikohet jeta në burgun 313.

Kërkesa do të shqyrtohet nga Burgjet në bashkëpunim me prokuroirin e SPAK, për transferimin e tij në një burg tjetër.

Durim Bami u ekstradua nga Dubai në datë 26 shkurt 2026, pasi akuzohej nga SPAK si drejtues i një grupi kriminal. SPAK thotë se komunikimet në aplikacionin Sky e ekspozuan Bamin në drejtimin e një grupi kriminal, i cili gjatë viteve 2020–2021 siguroi kushtet dhe thuri plane për ekzekutimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Erigers Mihasit dhe Tori Xheçukës.

Pasi u burgos në burgun 313 në kryeqytet, Bami pretendon se në këtë institucion të vuajtjes së dënimit i rrezikohet jeta. Ai bëri kërkesë me anë të avokatëve të tij që të transferohet në burgun e Fushë Krujës, duke u shprehur se atje nuk ka rrezik për jetën e tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights