Screenshot 2026 02 27 132107 696x390

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës vijojnë protestën kundër ndërtimit të një e resorti turistik në Baks-Rrjoll.

Prej disa javësh banorët po protestojnë kundër ndërtimit të resortit, duke pretenduar se tokat ku po realizohet investimi janë pronë e tyre dhe se po cenohen pa një proces të rregullt ligjor.

Gjatë protestës së sotme, sipas medieve ka pasur përplasje mes banorëve dhe efektivëve të policisë, pasi këta të fundit i ndaluan që të futen në kantierin e ndërtimit.

Mediet raportojnë se dy qytetarë kanë mbetur të lënduar nga përplasjet. Ata shprehen se e kanë me letra tokën dhe nuk do ta lejojnë të ndërtohet resorti në këtë zonë.

Banorët e fshatit Rrjoll kanë protestuar edhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku bënë thirrje për drejtësi si dhe para Kuvendit. Qytetarët u bënë thirrje deputetëve që t’i mbështesin në këtë kauzë në mbrojtje të pronave të tyre.

Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik me një sipërfaqe rreth 146 hektarë në zonën e Rrjollit (Shkodër), i cili konsiderohet si një nga investimet më të mëdha turistike në vend.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights