Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur një sërë ndryshimesh në udhëheqjen e disa komisariateve.
Raportohet se sipas vendimit të fundit të Prodës, Luan Sinanaj, i cili deri tani ka shërbyer si shef i komisariatit të Krujës, është emëruar shef i komisariatit të Pogradecit.
Në vend të tij në Krujë vjen Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamëz.
Ndërkohë, Gentian Dedej, i cili ka shërbyer më parë në Pogradec, është emëruar shef i komisariatit të Bulqizës.
