Pjesë e protestës së thirrur nga opozita janë bërë dhe prindërit që kishin fëmijët në kopshtit turk ‘Zybejde Hanim’, i cili është mbyllur pas një urdhri të qeverisë.
Ata kanë zgjedhur që përmes pankartave kundër qeverisë të përcjellin mesazhin e tyre.
Kujtojmë se protesta pritet të nisë pas pak, ku do të flasin kryetarët e partive opozitare, si kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Vetëm disa momente para se të nisë protesta e paraljëmruar nga opozita në Tiranë protestuesit kanë gjetur një mënyrë interesante për të shrehur zemërimin e tyre.
Protestuesit kanë sjellë një gomone në të cilën ndodhet flamuri shqiptar përkrahë atij të Mbretërisë së Bashkuar duke ironizuar kështu largimin e shqiptarëve drejt gadishullit britanik dhe bujës së madhe mediatike të kohëve të fundit.

