Një ditë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar që i njoftoiditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë këtë të premte, më 27 shkurt.
Kjo mbledhje ishte parashikuar të mbahej ditën e djeshme, por nuk u zhvillua dot pasi seanca maratonë e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave zgjati deri vonë.
Tre ministrat e shkarkuar, Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu Vengu mësohet se nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme, po kështu as katër prurjet e reja. Ferit Hoxha, Enea Karakaçi, Ermal Nufi si dhe Eriona Ismaili.
Sjellim ndërmend se ditën e djeshme, pas një mbledhjeje të gjatë, Albana Koçiu u emërua zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut.
Vendin e saj si ministër i Punëve të Brendshme e ka marrë Besfort Lamallari, i cili deri sot mbante postin e ministrit të Drejtësisë. Postin e lënë bosh nga Lamallari e merr Toni Gogu. Ky i fundit zëvendësohet në detyrën e mëparshme nga Eriona Ismaili, e cila është caktuar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë është larguar nga kabineti qeveritar Elisa Spiropali e cila mbante postin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ajo zëvendësohet nga Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE.
Nga kabineti përveç Ballukut dhe Spiropalit është larguar edhe Pirro Vengu. Postin si ministër i Mbrojtjes e ka marrë Ermal Nufi, e cili ka qenë zv.sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri.
Sakaq, postin tjetër të Ballukut, si ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë e merr Enea Karakaçi, i cili ka një eksperiencë të gjerë në sektorin energjitik.
