Sdsdsdsdsdsd

Me energji dhe batuta është paraqitur këtë të enjte në dyer e GJKKO Monika Kryemadhi, për seancën paraprake, ku pritet të bëjë mbrojtjen dhe të depozitojë kërkesat e saj para trupës gjykuese.

Siç tashmë e ka kthyer në traditë, ajo ka ndaluar dhe ka përshëndetur gazetarët dhe kameramanët që e prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme, duke thënë se ‘po shkon drejt një beteje shumë domethënëse’.

Si opinioniste e këtij sezoni në Big Brother, Kryemadhi nuk ka harruar që t’u kërkojë një mendim sesi iu është dukur spektakli i së martës.

“Mirëmëngjesi të gjithëve, tani po ikim drejt një beteje shumë domethënëse. Çfarë mendimi keni për Big Brother? Po iki tani, shihemi së shpejtë”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Kryemadhi është nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights