Irena gjoka 1024x576

Në përgjigjen që ILD i ka kthyer avokates Adriana Kalaja, thuhet se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, pas shqyrtimit fillestar të ankesës, ka konkluzuar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime/mosveprime, që përbëjnë shkelje ligjore.

“Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, pas shqyrtimit fillestar të ankesës, ka konkluzuar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime/mosveprime, të cilat në referim të nenit 103 dhkronja “dh” dhe nenit 104 të ligjit nr 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, përbëjnë shkelje disiplinore. Për këtë arsye është vendosur fillimi i hetimit disiplinor me iniciativë dhe me nismë të ankuesit ndaj magjistrates znj Irena Gjoka, bazuar në nenin 123, 124 të ligjit 96/2016”, thuhet në përgjigjen e ILD-së.

Kujtojmë se më 5 shkurt, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) nisi zyrtarisht procedurën e shqyrtimit dhe hetimit administrativ ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Irena Gjoka.

Hapja e kësaj procedure erdhi pas vendimit të marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), i cili vendosi që kompetenca për hetimin fillestar të pretendimeve t’i kalojë ILD-së.

Vendimmarrja e KLGJ-së u formalizua në mbledhjen e datës 30 janar 2026, ku, pas diskutimeve të gjata, shumica e anëtarëve vendosën të mos shqyrtojnë drejtpërdrejt relacionin e përgatitur nga Këshilli i Karrierës lidhur me vlefshmërinë e mandatit të gjyqtares Gjoka. Sipas qëndrimit të KLGJ-së, duke qenë se ajo gëzon aktualisht statusin e magjistrates, çdo dyshim mbi përmbushjen e kritereve ligjore apo mbi papërshtatshmërinë për ushtrimin e funksionit duhet t’i nënshtroheshin një hetimi administrativ nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

Akuzat publike ndaj gjyqtares Irena Gjoka për dënimin e saj në Greqi u bënë nga kryedemokrati Sali Berisha, pasi kjo gjyqtare hetoi kreun e PD-së për çështjen Partizani.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights