Ble 696x522

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) zhvilloi sot një takim përgatitor në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe auditimeve teknike që do të kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore (DG SANTE) e Komisioni Evropian gjatë muajve mars dhe prill 2026.

Takimi u organizua nga drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti, me pjesëmarrjen e strukturave përgjegjëse për kontrollet zyrtare në fushën e Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB), mbetjeve të pesticideve dhe kontaminantëve, si dhe për Shëndetin e Bimëve dhe Organizmave të Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ).

Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat që AKU dhe Operatorët e Biznesit Ushqimor (OBU) hasin në përmbushjen e kërkesave ligjore në fushën e fitosanitetit, pjesë e Kapitullit 12 të negociatave, si dhe nevoja për forcimin e legjislacionit kombëtar në përafrim me acquis të Bashkimit Evropian.

AKU, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po vijon punën për konsolidimin e sistemeve të kontrollit, monitorimin e situatës në terren dhe përmirësimin e mekanizmave të zbatimit, me synim përmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE dhe rritjen e besueshmërisë së produkteve bujqësore shqiptare në tregun evropian.

Ndërkohë që roli i autoriteteve të Bashkimit Evropian (BE), në kontekstin e takimit dhe përgatitjeve të AKU-së, lidhet kryesisht me monitorimin, vlerësimin dhe udhëzimin teknik për të siguruar që Shqipëria të përmbushë standardet evropiane në fushën agro-ushqimore. Konkretisht: në fushën e produkteve të mbrojtjes së bimëve, mbetjeve të pesticideve, kontaminantëve, si dhe shëndetit të bimëve dhe Organizmave të Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ).

Ndërsa siguron rekomandime për përmirësimin e procedurave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me acquis të BE-së.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights