Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Itali,
ku një 23-vjeçar i identifikuar me emrin Klajdi Bitri është vrarë me një mjet
të fortë nga një shtetas algjerian.
Ngjarja ka
ndodhur në Sirolo, në provincën e Ankonës.
Bitri një i cili punon
në këtë zonë, humbi jetën duke mbrojtur një shokun e tij pas një
mosmarrëveshjeje në rrugë.
Vrasësi i identifikuar me emrin Melloul Fatah 27
vjeç ka sulmuar të riun sepse makina përpara tij po shkonte shumë ngadalë
pranë një rrethrrotullimi.
Në atë moment ai dyshohet se doli nga një mjet tip
‘Polo’ e bardhë, me sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte
shoferin, një baba që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të
vegjël.
Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. , por
sulmuesi u kthye duke marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke
e gjuajtur e duke lënë të vdekur shqiptarin.,
Autori ka tentuar të
arratiset me një makinë të errët por u ndalua nga karabinierët e
stacionit Falconara pak para orës 21.
Ngjarja ndodhi në via
Cilea, pikërisht në qendër, përpara syve të shumë kalimtarëve që ktheheshin nga
deti.
I riu shqiptar
mbrojti një shokun e tij. Sulmuesi ka vepruar sepse makina përpara tij po
shkonte shumë ngadalë pranë një rrethrrotullimi.
Në atë moment ai dyshohet se doli nga një mjet tip ‘Polo’ e bardhë, me
sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte shoferin, një baba që
po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Në mbrojtje të tij ka
ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. Por sulmuesi u kthye duke
marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke e gjuajtur e duke
lënë të vdekur shqiptarin.