Rusia po luan me Trumpin dhe me të gjithë botën e tërë. Putin mendon se është bindës dhe se mund t’i besohet atij deklaroi presidenti ukrainas Volodymir Zelensky.
‘’Ai është një aktor i tmerrshëm”, theksoi Zelensky në një intervistë me Financial Times.
Ai e quajti “shkurtërpamësi të besosh se lufta do të përfundojë me tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi’’, sepse Moskës nuk mund t’i besohet, duke theksuar se ka “më shumë presion mbi Kievin sesa mbi Moskën në lidhje me lëshimet territoriale.
Zelensky, këtë herë në CNN, i kërkoi më pas presidentit amerikan të “qëndrojë në anën e Ukrainës”.
