Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës deri ato të pasdites, afatshkurtra dhe lokale, kryesisht në zonën e verilindjes dhe qendër. Më pas do të ketë ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të fitoi shpejtësi deri në 8 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights