Balluku 2 1024x576

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

SPAK po përfaqësohet në këtë mbledhje nga tre prokurorë, drejtuesi i institucionit Klodian Braho si dhe dy prokurorët që po hetojnë zv.kryeministren, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Po ashtu kanë mbërritur avokatët e Ballukut, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija.

Mbledhja ka nisur me debate, pas kërkesës së Partisë Demokratike për t’a zhvilluar atë me dyer të hapura.

Tashmë ka mbaruar relatimi i prokurorëve dhe kanë nisur të flasin avokatët e Ballukut.

Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, me burg, në shtëpi ose kontroll banese.
Gjatë mbledhjes të pak ditëve më parë të grupit parlamentar të PS, Rama tha se “Parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore.”

Me ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale që në Parlament kërkojnë 84 vota, gjykata nuk mund të ushtrojë ndaj presidentit, kryeministrit, zv/kryeministrit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit dhe Kreut të KLSH, vetëm masën e pezullimit nga detyra.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë, teksa është edhe në hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe.

13:33 “Çfarë faktesh konkrete keni?” Zbardhen diskutimet e deputetëve të PS-PD në Këshillin e Mandateve me Prokurorët e SPAK për Ballukun

Megjithëse me dyer të mbyllura, mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për shqyrtimin e kërkesës për SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku, janë mësuar detaje nga përballja e deputetëve të PS e PD me prokurorët.

Deputetët e PS-së i kanë bërë SPAK dhe që kanë të bëjnë me lidhjen që ekziston mes kërkesës së SPAK dhe vendimit të Kushtetueses si dhe faktet konkrete që Prokuroria ka për kërcënimin e dëshmitarëve.

13:09 U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Niko Peleshin: S’ka elementë të shpërdorimit të detyrës

SPAK ka vendosur të mos fillojë hetime për kallëzimin e bërë nga Partia Demokratike ndaj Niko Peleshit, si kryetar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.

Peleshi u kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve SPAK pasi ka regjistruar kallëzimin dhe ka kryer verifikimit, nuk ka gjetur elementë të shpërdorimit të detyrës nga Peleshi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights