Deputete 770x442

Deputetja e PD-së e Qarkut të Korçës Ledina Alolli ka ndjekur nga afër situatën në aksin Librazhd-Prrenjas, pas shembjeve masive të dherave.

Ajo theksoi se situata është mjaft problematike, ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku se janë përpjekur vetëm të mbushin xhepat e tyre dhe jo të punojnë për qytetarët.

“Kam ardhur për të parë nga afër gjendjen e krijuar sepse është arteria kryesore që lidh juglindjen e Shqipërisë me kryeqytetin e vendit. Një dëm i madh jo vetëm për juglindje, por edhe për qarkun e Korçës dhe ekonominë e rajonit të juglindjes. Sot është ditë e hënë dhe student duhet të ishin pranë auditoreve, por të mos harrojmë që këtë rrugë e përdorin edhe njerëz që shkojnë në Tiranë edhe për problem të rëndësishme shëndetësore. Sot kryeministri Rama do të zbresë me helikopter në Korçë, kurse shqiptarët rropaten maleve për të shkuar në vendet që duhet të shkojnë. Rrugët e florinjta për shqiptarët mbeten rrugëve, kurse për kryeministrin Rama, kabinetin e tij dhe zv.kryeministren Belinda Balluku janë një mjet për të mbushur xhepat”, tha mes të tjerash ajo.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights