Në orët e para të mëngjesit të sotëm të datës 23 shkurt, saktësisht në 06:10, në pikëkalimin kufitar Bllacë, është paraqitur ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili menjëherë është ndaluar nga autoritetet dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme. Lajmi është konfirmuar nga burime të televizionit Alsat.
Sipas informacioneve zyrtare, ndalimi i tij vjen në kuadër të një hetimi të gjerë që po zhvillohet lidhur me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të ligjit për prokurim publik. Rasti ka të bëjë me mënyrën e funksionimit dhe me kontratat e lidhura nga Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut, ku dyshohet se janë marrë vendime që kanë shkaktuar pasoja të rënda financiare.
Autoritetet e RMV pretendojnë se përmes procedurave të kontestuara të prokurimit janë favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, duke dëmtuar buxhetin e institucionit. Sipas përllogaritjeve fillestare, dëmi i shkaktuar arrin në rreth 500 milionë denarë, që kap vlerën mbi 8 milionë euro. Hetimet janë fokusuar në disa kontrata dhe vendime specifike, për të cilat ekzistojnë dyshime se nuk janë respektuar standardet ligjore dhe parimet e transparencës.
Më herët, gjykata kompetente kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj Grubit, ndërsa ai ishte shpallur në kërkim për shkak të mosparaqitjes para organeve të drejtësisë.
Arrestimi i sotëm pritet të hapë rrugë për zhvillimet e mëtejshme procedurale, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se hetimi do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive për çdo person të përfshirë në aferë.
Dorëzimi i Artan Grubit, VLEN: Ishte personi që u mor me marrëveshjet e errëta në BDI
Pas vetwdorwzimit tw ish-zwvendwskryeministrit tw Maqedonisw sw Veriut Artan Grubi, ka ardhur edhe reagimi i parw politik. Koalicioni VLEN shprehet se “kutia e zezw” e Bashkimit Demokratik pwr Integrim mw nw fund u dorwzua.
“Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por cilin do ta marrë me vehte, mbetet për t’u parë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Arresti ndërkombëtar ndaj Grubit në dhjetor 2024
Ministria e Punëve të Brendshme shpalli fletë-arrest ndërkombëtar për ish zv/kryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami në dhjetor 2024. Në publikimin e Ministrisësë Punëve të Brendshme theksohej se personat ishin nën hetim për kryerjen e veprave penale.
Ndërkaq, Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore duke ju caktuar paraburgim 30 ditor ish-zv/kryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të “Lotarisë Shtetërore”, Bajrami.
Kurse për 4 persona të tjerë të përfshirë në hetimin për “Lotarinë Shtetërore”, Penalja vendosi shqiptimin e masave të sigurisë, përkatësisht marrjen e pasaportave. Dëmi i kryer në “Lotarinë Shtetërore”, sipas Prokurorisë ishte mbi 500 milionë Denarë ose rreth 8,2 milionë Euro.
Arratisja nga Maqedonia e Veriut
Pas shpalljes të arrestit ndërkombëtar ndaj Grubit, ky i fundit nuk zgjodhi të përballet menjëherë me drejtësinë, por u largua nga vendi. Edhe eksponentë të lartë të partisë së tij (BDI) deklaruan në mediat lokale se fakti që ai nuk u dorëzua, por u arratis, tregon se është fajtor. Në shkurt 2025, zv kryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Izet Mexhiti tha për TV24 se nuk e di saktësisht se ku ndodhet Grubi, por shtoi se “ikja e tij nga RMV dëshmon se është fajtor”. Mexhiti deklaroi se Grubi është arratisur vetë, pa ndihmën e qeverisë.
“Ahmeti konfirmoi se Grubi ndodhet në Shqipëri, por nuk kam informacion konkret. Sipas informacioneve të mia, qeveria nuk e ka liruar, por ai ka persona në MPB që aktualisht janë në ndjekje penale. Ai ka shfrytëzuar momentet e fundit për t’u arratisur dhe ka deklaruar se do të kthehet, por nuk e bëri dhe me këtë vërtetoi se është fajtor”, kishte deklaruar Mexhiti.
Vetëm sot në 23 shkurt 2026, Artan Grubi është vetëdorëzuar pranë autoriteteve në pikën kufitare të Bllacës.
