Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të qëllonin me molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë.
Policia iu përgjigje me autobota me ujë, duke i shpërndarë dhe duke shuar zjarrin që u ndez në disa pjesë të godinës.
Menjëherë pas kësaj, ata braktisën Kryeministrinë dhe u nisën përpara Kuvendit.
Nga Parlamenti, kreu i PD Sali Berisha theksoi se sot shqiptarët u derdhën në shesh. Ndërsa nuk munguan akuzat ndaj Ilir Prodës dhe Sokol Bizhgës.
Ndërsa nënvizoi se mesazhi ishte i qartë, qytetarët duan rrëzimin regjimit. I pyetur se përse zgjodhi në këtë protestë të largohej nga Kryeministria në këmbë drejt Parlamenti, Berisha u shpreh se “skenarët ndryshojnë”…
“Ju e patë se si Tirana dhe Shqipëria ishte derdhur njësoj si në 20 shkurt të ’91. Mesazhi është Rama është i pashpresë. Dy janë ata që hedhin ujë e gaz, Iliran Proda dhe Sokol Bizhga kriminel të klasit më të lartë që do ndëshkohen me forcën më të ligjit”, tha ai.
