Mario Çela, vëllai i Suel Çelës u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.
Mario Çela ka ardhur nga Belgjika me një epikrizë me vete dhe nga paraburgimi ku ishte vendosur fillimisht është paraqitur në Qendrën Spitalore të burgjeve.
Mësohet se Çela kërkon zëvendësim të masës për qëllime shëndetësore.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit:
M. Ç., 37 vjeç, lindur në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”., thuhet në njoftimin e policisë.
